Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Anna i dërgon mesazh me letër Jonit deri në Amerikë


Gjatë javës është në shkollë ajo, por sidomos në fundjavë, kur mami dhe babi janë duke punuar me programin “E diela shqiptare”, Anna e ndjen më shumë mungesën e vëllait. Direkt pas fejesës, Joni iku në Amerikë bashkë me Merlinin, të fejuarën, por Anna tek ai e ka mendjen. E ulur para kompjuterit, me të gjitha mundësitë për t`i nisur një mesazh në rrjete sociale, zgjodhi letrën dhe stilolapsin.

 

(Postimi i Jonit në Instastory)

Në anglisht, i shkruajti brenda një zemre: “Më mungon, të dua vëllai im”.

Foton pastaj ia ka nisur Jonit, i cili i është përgjigjur se ajo i mungon edhe më shumë.

(Familja Gjebrea, foto nga Instagrami)

Meqë fundjava është e familjes, s`ka rëndësi nëse janë afër apo larg. Gjithmonë ka mënyra për t`i kujtuar dhe për t`i bërë të lumtur./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]