Showbiz

Anjeza e të gjithave. Në ekran po e po, por edhe në kryeministri, edhe me një Spa të sajën

Anjeza e të gjithave. Në ekran po e po, por edhe në kryeministri,

Ngaqë Anjeza nuk shfaqet, domethënë shfaqet në ekran por rrëfehet rrallë, askush nuk thotë dot së për Anjezën i di të gjitha. Madje edhe sot që ka dhënë një intervistë të plotë e të gjatë për revistën Class, Anjeza është rrëfyer me kujdes veç për ato që ka peshuar se mund t'ia tregojë botës.

Të tjerat mbeten sekrete të kyçura mirë. Për shembull Anjeza ka thënë "Jam e dëshiruar për të krijuar familje", por ka thënë edhe "Nuk dua të flas për jetën private. Ndryshe do quhej jetë kolektive". Ka thënë "Nuk thuhen këto sekrete se pastaj e lexojnë meshkujt" (për raportet me meshkujt), siç ka thënë "Zemrën tani ma rrëmben vetëm një që me jep besim. Kam qenë kaq e pasigurt kur isha më e re, për shkak se mendoja se duhet të isha unë gjithmonë perfekte. Është krejt ndryshe, duhet vetëm të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin!".

Anjezës nuk i thua dot libër i hapur, ama nuk e quan dot kurrë hermetike nga ata personazhe të tipit "ti pyet çfarë të duash, unë do përgjigjem si të dua". Pas kaq vitesh në ekran e në jetën e showbizit shqiptar e di mirë balancën dhe ekuilibrat që duhet të ruajë një figurë për të qëndruar me zgjuarsi në tregun e vështirë të televizionit.

Edhe kësaj here, në intervistën e gjatë për Class, Anjeza ka mbajtur plot për vete, ama ka rrëfyer pa fund gjëra që të bëjnë kurioz, sidomos për ato që dë të vijnë së shpejti. Një Spa Medical që e ka përfshirë të gjithën dhe që do të inaugurohet së shpejti dhe: "Do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale". Nuk qenka vetëm çështje ekrani. Shumë me tepër se kaq. Por kaq ka rrëfyer Anjeza kësaj radhe. Të tjerat mbase një herë tjetër. Jo më kot për të ka përherë kuriozitet./Tiranapost.al