Aktualitet

Anita Haradinaj: Pse Ramushi mund ta bëjë Kosovën

Anita Haradinaj, bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në Samitin Global të Grave. Ajo përfaqësoi gratë e Kosovës duke treguar edhe historinë e saj që nga fëmijëria, profesioni gazetare, dashuria me Ramush Haradinaj etj. Duket se ajo mori shkas nga disa akuza ndaj bashkëshortit kandidat për kryeministër i Kosovës për ti treguar të gjithëve se pse Ramush Haradinaj mund ‘ta bëjë Kosovën’.

Related image

Ky është fjalimi i plotë i Anita Haradinaj gjatë samitit global për gratë.

“Të nderuara gra dhe të dashura mike, rrëfimi im sot nuk do të ishte i plotë pa kontributin shumë të respektuar të nënave, shoqeve dhe shembujve; andaj para se ta ndaj atë me ju, nga thellësia e zemrës, dua t’ua shpreh mirënjohjen time të thellë të gjitha këtyre grave.

Janë ato që sakrifikuan, frymëzuan dhe që na mësuan të jemi ato qe jemi sot. Janë ato që ridefinuan se çfarë do të thotë të jesh grua nëshekullin 21. Jam përjetësisht falenderuese. 

Shpesh e kam mundësinë që t’i analizoj të gjitha ato diskutime stereotipike për t’i bërë gratë “më të forta.” Por, unë aspak nuk pajtohem me to. Ne tashmë jemi të fuqishme! Çfarë na duhet në këtë moment është të ndryshojmë perceptimin që e ka bota për fuqinë tonëPër dhënien e secilës grimcë të energjisë tonë në fuqizimin e njëra-tjetrës, dhe për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të forta. 

Në retrospektivë, jeta ime ngriti shumë pyetje të cilat unë i'a bëj vetes çdo ditë: Anita, ku e ke gjetur forcën per t’u përballur me të gjitha gjërat që jeta pa të drejtë i servoi? Përgjigja është e thjeshtë: të përballesh me ankthet më të thella është proces i natyrshëm… pjesë e të qenurit. Andaj, përmbajtja e rrëfimit tim është e ndarë në tri fusha të ndryshme: Mbijetesa, Rezistenca dhe Përparimi. 

Unë jam Anita Haradinaj – gazetare që e kam trashëguar profesionin nga babai i cili e ka kaluar pothuaj një gjysmë shekulli në televizionin publik të Kosovës. Si babi edhe e bija, edhe unë kam qenë pjesë e RTK-së që gati dy dekada dhe përfaqësoj gjeneratën e dytë me qëndrimin më të gjatë në këtë institucion.

Si e re, personaliteti im është formësuar mes Prishtinës dhe Tiranës. Këtë Tiranëdashurisë time të vjetër, jam moralisht e obliguar ta falenderoj për ruajtjen e gjithë atyre kujtimeve të adoleshencës me ty. Ato janë të shpërndara gjithandej nëpër qoshet e këtij qyteti. Më ke mësuar kush jam; ndërkohë qe Prishtina më ka mësuar të dua. 

Të qenurit nënë e tre fëmijëve të adhurueshëm, e mbaj këtë “titull” me dinjitet dhe nderë. Të quhesh nënë është maja e Olimpit në hierarkinë e të gjithë titujve. Nuk ka epitet në jetën time që e kam mbajtur me më shumë krenari. Prej të qenurit nënë kurrë nuk pensionohesh, as nuk mund të dorëhiqesh nga përgjegjësia e të shprehurit dashurinë më të sinqertëqë natyra njerëzore ndonjëherë e ka parë. Andaj, unë zakonisht nuk flas për të drejtat e grave apo fuqizimin, sepse për mua, të qenurit gruan nënkupton FUQINË.

Në këtë pjesë të Ballkanit, paragjykimet janë thellë të rrënjosura në strukturën tonë shoqërore, andaj gratë rriten kryesisht sipas modeleve konservative që i inkurajojnë ato t’iu konformohen normave shoqërore tashmë të etabluara. Të qenurit “ndryshe” mund të rezultojë me disa mendime kundërthënëse.Megjithatë, kurrë mos u frikëso të jesh ndryshe.Gjithmonë lufto ta gjesh rrugën tënde për t’u bërë kush je. Si grua, i kuptoj implikimet që një deklaratë e tillë mund t’i shkaktojë. Jo secila prej nesh e ka mundësinë të jetë e pavarur nga familja për të përmbushur nevojën bazike për shkollim dhe mirëqenie. Megjithatë, edhe pse mentaliteti është faktor i madh përcaktues për të krijuar kush je; ju gratë duhet të kuptoni rëndësinë për t’u bërë ajo qëdoni të jeni. Një person i pavarur, mbi të gjitha, është rezultat i botëkuptimit emocional, kritik dhe racional të asaj që na rrethon. Kështu që, njëri nga mësimet më të vlefshme të jetës time është të kuptosh se duhet t’a lejosh mendjen të ndihet e lirëDuhet të luftosh të mos jesh shënjestër e paragjykimit dhe të tejkalosh pengesat mentale që vihen nga shoqëria. Ju gra jeni të fuqishme! Bashkarisht jemi edhe më të fuqishme.

Para se të elaboroj përvojën time, më duhet që shkurtimisht të sqaroj që ftesa për këtë samit nuk është e lidhur ngusht me luftën time për të drejtat e grave apo me rrëfimet e emancipimit përreth globit; por ka të bëj më parë me rezistencën emocionale të një gruaje që mund t’iu inkurajoj secilën prej jush të jeni kush dëshironi të jeni. Mbi të gjitha, fjalimi im këtu lidhet me një histori komplekse të një shteti që ende po i bënë hapat e parë të zhvillimit. Si rezultat, për t’u bërë ajo që jam sot, unë nuk kisha zgjidhje tjetër pos t’i tejkaloj kufizimet e mia.

Mbijetesa

Si fëmijë i viteve të 80-ta, i takoj një gjenerate që ka jetuar përgjatë një periudhe shumë të brishtë dhe të tensionuar. Deri në mesin e vitit 1998, qëllimi kryesor i njerëzve të Kosovës ka qenë mbijetesa prej regjimit të dhunshëm jugosllav. Gjatë kësaj kohe, prindërit tanë kishin humbur punët e tyre dhe po bënin përpjekje për të krijuar çfarëdo mundësish që ne të ndihesh të sigurtë. Për ne, lindja e vëllaut në vitin 1995 shkaktoi tensionim serioz në familje sepse ishim të paaftë ta rrisnim atë me të mirat që i dëshironim. I mbaj mend ditët kur nuk kishim qumësht apo ushqimet që i donte ai për ta ushqyer. Për më tepër, situata doli nga kontrolli me vendimin e regjimit jugosllav për ta mbyllur shkollën tonë dhe të “bllokojë” atë që mund tëishte drita në fund të tunelit – shkollimin. Megjithatë, duke e ditur rëndësinë e dijes, ne nuk u dorëzuam kurrë. Kemi mësuar në bodrume dhe shtëpi private të profesorëve që rrezikuan jetën për të na mësuar. Demonstruam, rezistuam dhe mbijetuam – ishte cështje instinkti, por ishte shumë e fuqishme. Kjo situatë më së miri përshkruhet me fjalët e aktivistit të madh afrikan Desmond Tutu: “Nëse je neutral nësituata të padrejtësisë, e ke zgjedhur anën e shtypësit.” Andaj, që nga mosha shumë e re, jam mësuar ta ngris zërin dhe të revoltohem kundër çfarëdo lloj shtypjeje. Kështu mësova se jeta është betejë për mbijetesë… 

Rezistenca 

Për më tepër, me fillimin e rezistencës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj regjimit, gati 1 milion kosovarë u dëbuan nga regjimi i dhunsh