Aktualitet

Anija e shpëtimit çon 606 emigrantë në Itali. Ka fëmijë dhe gra shtatzëna

Një anije shpëtimi ka ankoruar në Sicili me 606 emigrantë të mbledhur në më pak se dy ditë jashtë bregut libian, në gjendje rreziku për jetën. Ata janë nga rreth 20 vende të Afrikës dhe nga Lindja e Mesme. Grupi i ndihmës SOS Mediterranee thotë se përfshihen 241 fëmijë dhe 11 gra shtatzëna. Shumë nga gratë nga Afrika Sub-Sahariane thanë se kishin pësuar abuzime seksuale në vendet e tyre. Shumica e emigrantëve duken të keq ushqyer.

50 emigrantë thanë se kishin ikur në Libi pasi plasi lufta në Siri, por më pas situata kishte prekur edhe Libinë, duke bërë që ata të largohen. Fluksi i parregullt i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Europën Jugore përmes Mesdheut është më i ulët se ai i vitit 2016.

Por Italia po lufton për t'u përballur, pasi shumica e emigrantëve tashmë marrin rrugën e rrezikshme mesdhetare nga Libia. Sirianët e marrë në bordin e anijes shpëtuese përfshijnë familje dhe dy gra në muajin e nëntë të shtatzënisë. Anija tani ndodhet në Palermo, ku emigrantët po përballen me një proces të gjatë të shqyrtimit, për të përcaktuar se kush prej tyre mund të kërkojë azil në mënyrë legale.

Vendet e emigrantëve të origjinës përfshijnë Egjiptin, Sudanin, Mali, Bregu i Fildishtë, Guinea Bissau, Nigeria, Gana, Gambia dhe Jemen. SOS Mediterranee tha se përqindja e fëmijëve të shpëtuar rreth katër në çdo 10 emigrantë ishte më e larta deri më sot. "Ata po ikin nga kaosi dhe klima e përgjithshme e pasigurisë dhe dhunës në Libi", tha kryetari i grupit të ndihmës, Francis Vallat.

Rescue ship Aquarius

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR thotë se totali i emigrantëve që mbërritën këtë vit përmes detit është 142,180, prej të cilëve 107,982 arritën në Itali. Ndërsa për Greqinë, 20,931. Grupet e ndihmës jofitimprurëse - OJQ-të ankohen se qeveritë e BE-së nuk janë në gjendje të sigurojnë shpëtimin e tyre, pasi bandat e kontrabandës së njerëzve shfrytëzojnë emigrantët në Libi e kudo. Abuzimi seksual i emigranteve femra dhe sulme të tjera raportohen të jenë të përhapura kryesisht në Libi. Tiranapost.al E.B

Rescued migrants