Botë Te gjitha

Anglisë i ngec sharra në gozhdë me Irlandën. 48 orë kohë të pranojë kushtet


Britania ka 48 orë kohë të pranojë kushtet që i ka vendosur BE-ja, përndryshe nuk ka negociata të Brexit. Këtë ka njoftuar kryenegociatori i BE-së Michel Barnier për Brexit i cili njoftoi vendet anëtare se qeveria britanike e ka kohën e limituar për të rënë dakord mbi dokumentin e marrëveshjes së mundshme, në të kundërt negociatat nuk kalojnë në fazën tjetër. Kështu Britania mbetet sërish peng i BE-së, ku çështja kryesore tani është kufiri më Irlandën e Veriut.

Barnier informoi ambasadorët e BE-së së parlamenti britanik i kishte thënë  se po merreshin me zgjidhjen që të mos cenojnë as çështjen e kufijve të Irlandës së Veriut, dhe republikën e Irlandës në tërësi. Ende nuk është nënshkruar gjë..

Një takim tjetër i diplomatëve të 27 shteteve anëtare është parashikuar të premten në mbrëmje, nëse Britania do gjejë një marrëveshje me partinë irlandeze DUP për një zgjidhje për të shmangur një kufi të vështirë në ishullin e Irlandës.

Pati shenja se po bëhej përparim drejt marrëveshjes. Në një konferencë shtypi kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se kryeministrja britanike Theresa May i kishte thënë se do i shtronte propozime të reja mbrëmë, por mbrëmë nuk pati asgjë, kështu që pritet që të ketë një propozim sot.

Nëse Britania nuk arrin të pranojë një qëndrim të përbashkët me Komisionin Evropian deri të premten, shtetet anëtare njoftuan Barnier se nuk do kenë kohë për shqyrtim pasi pritet takimi i rëndësishëm i vendeve  të BE-së javën e ardhshme.

Dështimi për të vazhduar me etapën tjetër të bisedimeve, në muajin dhjetor, do të thotë se bisedimet mund të shtyhen në muajin mars. Kjo gjë do sillte periudhë tranzicioni, ndërkohë që bizneset kryesore në Britani duhet të marrin vendime të rëndësishme nëse do zhvendosin bizneset drejt një vendi tjetër.

Është e mundur që krerët e BE-së të kërkojnë një takim të jashtëzakonshëm në janar apo shkurt për të avancuar bisedimet dhe për të diskutuar kushtet. Por sa më shumë që qeveria britanike të ofrojë siguri mbi kushtet e tregtisë pas marsit 2019, firmat pritet të marrin vendime që do t’i kushtojnë ekonomisë britanike. Tiranapost.al E.B

Michel Barnier

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *