• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Anglia josh Muriqin: Isha afër Turqisë, mësoj nga Ibrahimovic dhe Cavani


    Vedat Muriqi po shkëlqen në kampionatin turk me Fenerbahce, duke shënuar gol me peshë për gjigandët e Turqisë. Sulmuesi i Kosovës ka rrëfyer se dikur kishte nisur procedurë për t’u bërë pjesë e Turqisë, megjithatë tani ndihet krenar për zgjedhjen që ka bërë.

    Ne kishim ngecur në procedura. Një familjar me origjinë turke më pyeti nëse kisha pasaportë turke, por unë nuk e kisha. Trajneri i U-21, Abudallah Ercan më ka thënë se i kisha pëlqyer shumë”, tha Muriqi në intervistën për televizionin turk “NTV”.

    Pas shkëlqimit te Rizespori, Muriqi kishte oferta nga disa klube, por ai shpjegon përse zgjodhi Fenerbahce, ndërsa tregoi se dëshira e madhe e tij është transferimi në Premier League.

    “Gjyshi im është arsyeja pse e zgjodha këtë klub. Unë e pyeta se çfarë ekipi është Fenerbahce dhe ai më tregoi. Nuk mund ta refuzoja. Them se ky ka qenë fati im. Qëllimi im i parë ishte të luajë në klube të mëdha në Evropë. Më pas Fenerbahce erdhi me një ofertë zyrtare dhe nuk ishte aspak e lehtë ta refuzoj. Ëndrra ime është të luaj një ditë në Premier League. Besoj se mund të përshtatem në Angli,” shtoi 25 vjeçari. 

    Me performancën ndaj Anglisë në kualifikuesen me Kosovës, ish-sulmuesi i Teutës tërhoqi interesin e disa klubeve dhe transferimi në ishull nuk është i pamunudr. Gjithsesi fokusi i tij është në fushë për tu përmirësuar akoma.

    Marr shembull qetësinë e Ibrahimovic në fushën e lojës dhe saktësinë e Lewandowski para portës. Edhe ambiciet e Cavanit më bëjmë përshtypje. Po punoj t’i përfshi këto element në lojën time”, përfundoi ai.

    Muriqi u transferua te Fenerbahce gjatë kësaj merkato vere, ndërsa ka shënuar 7 gola në 11 ndeshjet e para në Superligën kosovare./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post