• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Te gjitha

    Angelina Eichhorst: Bojkoti i opozitës nuk i shërben askujt!


    Bojkoti nuk i shërben askujt. Politika shqiptare duhet të ketë në agjendë integrimin e vendin. Këtë deklaroi drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS Angelina Eichhorst gjatë një konference të Forumit të Ballkanit në Shoqërinë Civile, e pranishme edhe Majlinda Bregu, drejtuesja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC).

    Zyrtarja e lartë e ka fjalën për vendimin e opozitës me djegien e mandateve që nuk po shërben për zbutjen e klimës së acaruar politike, përveçse me agravim dhe dhunë përmes protestave. Kujtojmë se Shqipëria por edhe Maqedonia e Veriut presin raportin e komisionit Europian për ecurinë me reformat, e ndërkohë që në muajin qershor do jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

    Zonja Bregu foli për pasiguri në të gjithë Ballkanin Perëndimor:  Një muaj para zgjedhjeve në PE kemi moment pasigurie për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe një muaj para raportit, Shqipëria dhe Maqedonia kanë pritshmëri të larta për çeljen e negociatave./ Zbardhur live nga Ora News/ Tiranapost.al E.B