Showbiz

Angelina, Charlize, Megan: Tre nënat e famshme që zgjedhjen e gjinisë ia lanë në dorë fëmijës

Angelina, Charlize, Megan: Tre nënat e famshme që zgjedhjen e

Fëmijët po e zgjedhin vetë nëse janë djalë apo janë vajzë dhe e vetmja gjë që prindërit e famshëm po bëjnë, është mbështetja. Kështu “Është vajzë” apo “është djalë” të shkruara në libra, tullumbace e lulet që çohen në maternitet po marrin gjithmonë e më pak kuptim.

Historia më e re është ajo e Megan Fox dhe djalit të saj Noah që shkon në shkollë me fustanin e kukullës Elsa. Megan tha se ia ka lënë në dorë djalit të saj dhe e vetmja gjë që do bëjë është ta mbështetë.

Njësoj siç po bën edhe Charlize me djalin e saj të adoptuar që në fakt ndihet si vajzë dhe vishet si i tillë. Jackson ka rritur edhe flokët dhe i ka bërë gërsheta. Kështu Charlize është nënë e dy vajzave duke respektuar dëshirën e tij.

Siç e ka respektuar këtë dëshirë edhe Angelina Jolie. Vajza e saj e madhe Shiloh ka shkuar më larg, duke kryer trajtimin hormonal për të mos u bërë kurrë një grua në të ardhmen. Ajo vishet me kostume, mban flokët të prera shkurt dhe nuk ka asnjë dëshirë të jetë vajzë. Edhe Jolie e pranoi dëshirën e Shiloh dhe kështu të gjithë janë të lumtur duke jetuar ashtu siç dëshirojnë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/djali-i-megan-fox-shkon-ne-shkolle-me-fustan-eshte-vendimi-i-tij-dhe-une-si-nene-kam-per-detyre-ta-mbroj/

http://www.tiranapost.al/charlize-theron-djali-qe-biresova-ne-fakt-eshte-vajze/

http://www.tiranapost.al/vajza-transgjinore-e-angelina-jolie-e-brad-pitt-nis-trajtimin-e-pare-hormonal/