• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Art & Kulturë Të gjitha

    Angelin Preljocaj zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura


    Angelin Perljocaj, koreografi i shquar francez me orgjinë shqiptare, figura emblematike e baletit modern bashkëkohor, është zgjedhur anëtar i Akademisë Francezë të Arteve të Bukura. Angelin Prelocaj me artin dhe talentin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat franceze e ato të huaja. Preljocaj, një artist i përmasave evropiane nuk e harroi asnjëherë origjinën e tij shqiptare.

    “Unë jam shqiptar së brendshmi e francez së jashtmi”, thotë ai. “Artistët janë kudo njëlloj. Nuk ekziston artist i madh apo i vogël; ata së bashku kanë një qëllim të caktuar: që t’i shërbejnë artit të vërtetë…”

    Edhe shkrimtari Ismail Kadare që jeton mes Francës dhe Shqipërisë ka shkruar shpesh për Angelin Preljocaj.

    “Prindërit e tij u arratisen nga telat me gjëmba në komunizëm dhe Angjelini ishte ëngjëlli në barkun e të jemës kur ata kanë kapërcyer telat”, përshkruan Kadare.

    Preljocaj ka një krijimtari të njohur për publikun shqiptar, në vitin 2014 dhe 2015 ai bashkëpunoi me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me veprat “Ekstravaganca” dhe “Dasma”.

    Kush ështe koreografi Angelin Preljocaj?

    Angelin Preljocaj (ka lindur më 1957 në Sucy-en-Brie, Francë) është valltar dhe koreograf francez me origjinë shqiptare. Koreografia e tij përshkruhet si interpretimin i baletit klasik, rezulut dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm të sotëm. Ai iu bashkëngjit Baletit të Operës Nacionale në Paris në viteve e ’90-ta dhe udhëheq kompaninë e tij që prej vitit 1985.

    Lajmin për suksesin e radhës të Angelin Preljocaj e dha në facebook, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro./Copyright/Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690