Aktualitet

Angela Merkel viziton Greqinë por flet për të gjithë Ballkanin, pra dhe për Shqipërinë

Angela Merkel viziton Greqinë por flet për të gjithë

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Greqi ku është pritur nga kryeministri Aleksis Tsipras dhe midis të tjerash kanë folur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor duke përmendur dhe Shqipërinë.

Kryeministri grek i adresoi kancelares gjermane shqetësimin për rritjen e populizmit ekstrem dhe forcave destruktive në Europë. Tsipras dhe Merkel diskutuan edhe për ecurinë europiane të Shqipërisë. Merkel tha se Berlini ka një vizion evropian për Ballkanin Perëndimor, raporton Zougla.gr.

"Perspektiva e Berlinit është që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. Ky është vizioni ynë. Mirënjohje për Greqinë dhe rolin e Tsipras në Ballkan. Bëri një punë të mirë me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Zgjidhja e emrit sjell progres edhe për Greqinë”,-tha Merkel./Tiranapost.al