Showbiz

Angela Martini dhe Shën Valentini vazhdon mbi dysheme

Angela Martini dhe Shën Valentini vazhdon mbi dysheme

Menduam se albumi i Shën Valentini u mbyll. Se mbaruan trëndafilat, qirinjtë, kartolinat, arushat, dhuratat, unazat, propozimet, që dje populluan faqet e Instagramit dhe na dalldisën me aq shumë dashuri. Në fakt, ka akoma. Angela Martini sapo është befasuar. Mbi dyshemenë e shtëpisë partneri i saj ka ndezur dy zemra me qirinj. Ka vendosur brenda të parës një tufë trëndafilash të kuq dhe brenda të dytës një kuti të kuqe, që me siguri ka vendosur dhuratën e Shën Valentinit. Nëse do ta publikonte sapo ta hapte dhe atë, s’do ishte keq. Gjithë ky romantizëm na bëri kuriozë të gjithëve.

angela martini