Aktualitet

Andi Bejtja: Albin Kurti edhe 5 ditë të rrijë kryeministër ndryshoi stekën politike

Andi Bejtja: Albin Kurti edhe 5 ditë të rrijë kryeministër

Albin Kurti ka ngritur stekën e politikës. Është politikani që po sjell një frymë të re, larg pazareve dhe psilliqëve dhe s’ka asnjë të dytë si ai. Në intervistën e tij s'e ndaje dot filozofin me politikanin. Ka treguar që klasa dhe elita politike sot është e vjetëruar, Albini e vjetëroi dhe rrezikojmë të vjetërohemi edhe ne. Ka sjellë një dinjitet që politikës shqiptare i mungonte prej kohësh. Me Albin Kurtin para së gjithash ka mbaruar teza e pazareve. Dialogu do vazhdojë, Brukselit do ti vërë kornizat, Kosova nuk do jetë temë por do jetë palë.

Deklarata e Andi Bejtjes nga Opinion në TV Klan, për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes i cili do jetë kryeministër i Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai do formojë qeverinë me LDK./ Tiranapost.al.