• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Amerikani vjen nesër


    Për PD dhe Lulzim Bashën, e nesërmja do të jetë i ashtuquajtur shansi i fundit, për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe për të lënë bojkotin në të cilin është përfshirë prej tashmë 3 muajsh.

    Kjo pasi në Tiranë zbarkon të hënën e 15 Majit zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në rolin e negociatorit të zgjedhur nga SHBA për të gjetur dialogun e pamundur deri më tani ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

    Gjatë vizitës së tij në Tiranë, zv/ndihmës sekretari i shtetit do të takojë kryeministrin Edi Rama, kreun e parlamentin njëherësh Presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

    Nuk dihet se sa janë shanset reale dhe cila do të jetë oferta që do t’i propozohet Bashës dhe demokratëve për të lënë çadrën, por sido të jetë, ajo është oferta e fundit dhe ndoshta edhe përpjekja e fundit e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike në vend.

    Kjo pasi Bashkimi Europian është tërhequr nga bisedimet me PD-në, e ndërsa Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn në një letër drejtuar shqiptarëve theksonte se mospjesëmarrja në zgjedhje është një vendim i liderëve të kësaj partie.

    Demokatët nga ana e tyre, kanë pranuar hapur se do të pranonin një paketë “McAllister”, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë nesër bisedimet kokë më kokë mes liderëve politikë shqiptarë, dhe zyrtarit të lartë amerikan.

    Lulzim Basha formoi të shtunën të ashtuquajturën “Republika e re”. Protesta e të shtunës tregoi se mbështetja për Partinë Demokratike ishte më e pakët se ajo e 18 shkurtit.

    Edhe gjatë protestës kreu i opozitës kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike, që jo vetëm për qeverinë por dhe ndërkombëtarët është një kërkesë absurde.