Botë Te gjitha

Amerikanët e duan Opran, por nuk duan ta shohin kandidate në zgjedhje


Pyetjen, nëse do të kandidojë Opra në zgjedhjet e vitit 2020 për president të SHBA-ve, e shkaktoi vetë prezantuesja e famshme mes fjalës së saj në ceremoninë “Golden Globes” në 7 Janar.

Fjala e saj u transmetua thuajse në të gjitha televizionet e botës dhe mbante Hashtag-un #MeToo, lidhur me të drejtat e grave, ndërsa mbyllej me një nënkuptim të fuqishëm shprese.

Më pas, në Twitter shpërthyen thirrjet si për shembull: #OprahForPresident apo #Oprah2020.

Përderisa u bë president Donald Trump”, tha Oprah në fjalën e saj dhe la të nënkuptohej se pas zgjedhjes së tij në pozicionin e presidentit, asgjë tashmë nuk është e pamundur të ndodhë në zgjedhjet në Amerikë. Pas fjalës së saj, u bë një sondazh nga Universiteti Kombëtar “Quinnipiac”, i cili kishte për çështje të tij, kandidimin e Opras në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Bazuar tek rezultatet e sondazhit, megjithëse 52% e amerikanëve e duan Opran, vetëm 21% e tyre e duan edhe kandidate në zgjedhjet e ardhshme. Nga Demokratët, 72% e shtetasve amerikanë kanë një opinion pozitiv për Opran, veçse vetëm 32% prej tyre duan ta shikojnë kandidate. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *