Lajme nga Bota

Amerika në duart e Ivankës

Amerika në duart e Ivankës

Pretendimet e ngritura nga mediat e huaja po faktohen hap pas hapi. Bëhet fjalë për rolin që do kenë dhëndri Jared Kushner si këshilltar kryesor në administratë dhe gruaja e tij njëkohësisht vajza e Trump, Ivanka e cila do merret mbi të gjitha me politikat e mbrojtjes së fëmijëve.

Ivanka dhe Kushner kanë lënë pak pas dore bizneset e tyre duke dërguar një sinjal të qartë se janë janë gati për tu futur në botën e kontrollit të shtetit më të fuqishëm në botë, në Amerikë.

Në emisionin amerikan “60 minuta” Ivanka Trump tha se ajo do të jetë thjesht një vajzë kur babai i saj të inagurohet si president, edhe pse lëvizjet e saj të fundit kanë treguar të kundërtën.

Por roli i Ivankës si një vajzë e rritur dhe jo si vogëlushja e babait u pa dukshëm kur ajo bisedoi me babain Trump ku sugjeroi propozimin politik për të ulur kostot e kujdesit për fëmijët.

Kjo reformë ka qenë pjesërisht e hartuar nga vetë ajo . Ivanka tha se duhet të bëhet shumë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe se kjo reformë politike do jetë në fokus të politikës së babait të saj, edhe pse mediat në fakt kanë treguar për një Trump të ashpër ku nuk është vënë në qendër të vëmendjes çështja për mbrojtjen e fëmijëve.

65fa6a4d16ff29d7fe9e5317ccb0553d

Kohët e fundit, Ivanka personalisht bëri thirrje ndaj anëtarëve të Kongresit lidhur me ndryshimin e legjislacionit për kujdesin ndaj fmëijëve si dhe zbritjet tatimore.

familja

Është diçka konfuze sepse pavarësisht këtyre gjërave, Ivanka thotë se nuk do të marrë një rol zyrtar në administratën e Trump.

The New York Times e ka kurorëzuar si vajzën më me ndikim që nga Alice Roosevelt Longworth.

Capture

Në këtë foto marrë nga twiteri i Ivankës duket qartë që të dy në qendër të tavolinës. Statusi i kësaj fotoje mban shkrimin: "Diskutime për rritje ekonomike dhe zhvillim. Jemi në ndjekje të bëjmë Amerikën më të mirë".

Trump duket se ka aq shumë besim te dhëndri Kushner sa i ka lënë çështje shumë të rëndësishme përpos këshillimit në administratë.

Jo vetëm kaq por thuhet se Trump do ti japë me mirëbesim Kushnerit rolin e diplomatit për çështjet me Lindjen e Mesme pasi sipas Trumpit, Kushner është aq i zoti sa mund të sjellë paqen për Mes Izraelit dhe Palestinës.

Megjithatë të gjitha këto duhen parë… Por një gjë është e qartë si kristali: Kur vjen puna te Amerika e Donald Trump-it, Ivanka Trump dhe Jared Kushner do jenë drejtuesit….