Botë Te gjitha Tech

Amerika e filloi! Kjo është ferma e parë ku do punojnë vetëm robotët


Iron Ox, me seli në Kaliforni, synon të trajtojë mungesën e numrit të punonjësve dhe ti japë një zhvillim të ri sektorit bujqësor, duke përdorur makineri dhe robotë. Kjo është ferma e parë robotike në Amerikë që filloi punën javën e kaluar, me shpresën se Inteligjenca artificiale mund të marrë në dorë industrinë që po përballet me mungesë të të interesuarve për punë në atë fushë.

Mes pretendimeve se kjo fermë teknologjike do prodhojë 30 herë më shumë se fermat tradicionale, përmes fuqisë së robotëve, Iron OX në San Carlos të Kalifornisë thotë se problemi dhe sfidat në industrinë bujqësore do marrin fund. Kjo risi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të cilët parashikojnë një rritje ekonomike me 29%.

Në fermën teknologjike janë mbjellë zarzavate dhe bimë të ndryshme. Robotët bëjnë të mundur kujdesin ndaj tyre, kontrollin dhe më pas korrjen. Ndryshe nga fermat tradicionale, nuk do lejohet asnjë insekt të afrohet. Bashkëthemeluesi i fermës, Brandon Alexander e përshkroi risinë si tepër inteligjente duke shtuar se ndihet krenar për të. Ndoshta kjo fermë është tregues i qartë se robotët, ashtu siç kanë paralajmëruar shkencëtarët, por zëvendësojnë njeriun./Artikulli marrë nga The Guardian/ Për Tiranapost Elisa Bajrami. 

Bashkëthemeluesit  e Iron Ox, Brandon Alexander dhe Jon Binney