• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Amerika 920 mijë dollarë fond shtesë për sistemin e burgjeve në vend: Ndihmojmë për drejtësi penale transparente


    920 mijë dollarë i jepen si fond shtesë Shqipërisë për të përmirësuar sistemin në burgje, si mbështetje ndaj reformave brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimin e bën Ambasada Amerikane ku ndër të tjera tregon se fondi shtesë u akordua me datë 1 tetor, duke  e rritur totalin e mbështjes së Amerikës në 5.1 milionë dollarë në total.

    ‘Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent’, thuhet në njoftimin e Ambasadës. 

    Për më të plotë, lexoni njoftimin si më poshtë: 

    Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]