• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ambasadorja franceze: Vendimi i Holandës për vizat i njëanshëm, s’do ketë ndikim tek KE 


    Një vendim i njëanshëm dhe i pafavorshëm edhe ndaj Europës! Kështu e cilëson ambasadorja franceze Christina Vasac vendimin e parlamentit holandez që shqiptarëve tu rikthehen vizat për të udhëtuar drejt Holandës.

    Ambasadorja ndodhej në Korçe ku u pyet se si e komenton vendimin për të cilin shtoi se ky vendim nuk do ndikojë tek KE.

    Ja çfarë tha ajo: 

     “Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj europës. Është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”. 

    E ndërsa për situatën politike në vend, ambasadorja tha se një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshmë të Shqipërisë.

    ‘Ju e dini që për çështje parimi një diplomat nuk shprehet për politikën e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës, i cili mund të ndryshojë. Unë dua t’iu them diçka, ky delegacion kupton sensiblitetet e ndryshme politike dhe unë shpresoj se do të nxisë reflektimin”./ Tiranapost.al. E.B