“Sot takova Ardian #Dvorani, Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. #BE mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme”, thotë Soreca.
Ambasadori vijon më tej: “Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit”. /Tiranapost.al/
