Aktualitet

Ambasadori shqiptar nga Kina: Familjarët t’u blejnë biletën atyre që duan të kthehen në shtëpi, ne s'kemi mundësi të paguajmë

Ambasadori shqiptar nga Kina: Familjarët t’u blejnë biletën

Janë 400 shqiptarë që ndodhen aktualisht në Kinë, mes tyre janë 60 studentë, për të cilët ambasadori shqiptar në Pekin, u bën thirrje familjarëve, prindërve apo të afërmve të sakrifikojnë e tu presin biletat që të kthehen në vendin e tyre, pasi thekson se ambasada nuk i mbulon dot shpenzimet.

Nga Kina, ambasadori ka postuar një status në Facebook, ku i mëshon thirrjes së ambasadës kineze që të gjithë shqiptarët në Kinë të regjistrohen dhe të tregojnë ku ndodhen dhe çfarë aktiviteti po kryejnë, si dhe numrat e telefonit. Selim Belortaja sqaron se  nga Ministria e Jashtme kineze nuk është dhënë asnjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve.

"Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Ëuhan të cilët po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh", njofton mes të tjerash ambasadori.

-Reagimi i plotë i  ambasadorit shqiptar në Kinë: 

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkepunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

• 2,823 raste të konfirmuara infeksioni

• 5,794 raste të dyshuara

• 59 të shëruar

• 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilën po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh. Uroj dhe besoj fort në një shëndet të pacënuar të bashkëkombasve tanë dhe i uroj Kinës fitore të shpejtë të kësaj beteje! / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/je-ne-kine-paraqitu-tek-ambasada-shqiptare-atje-dhe-regjistrohu/