Botë Te gjitha

Ambasadori i SHBA-së në Panama jep dorëheqjen: Nuk mund të jem nën urdhrat e Trump


Ambasadori i shtetit amerikan në Panama ka dhënë dorëheqjen nga posti i ij mëngjesin e sotëm duke argumentuar tek Departamenti Amerikan i Shtetit se arsyeja e këtij vendimi është se nuk mund të shërbejë nën udhëheqjen e presidentit Trump.

Në letrën e tij të dorëheqjes John Feeley një diplomat karriere dhe ish-marins mes të tjerash shkruan: “Si një diplomat unë betohem për t’i shërvyer me përkushtim presidentit dhe administratës së tij në mënyrë objektive edhe pse mund të mos jem dakord me politikat e tij. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë dhe për këtë shkak po jap dorëheqjen”.

Një zëdhënëse për DASH është shprehur se Feeley e ka depozituar dorëheqjen e tij dhe pritet të largohet nga trupi diplomatik amerikan brenda datës 9 Mars. Aludimet në media thonë se ky vendim vjen pasi u përhap lajmi se Trump i ishte referuar disa shteteve në botë si “vrima m*ti” prej të cilave Amerika nuk duhet të marrë emigrantë. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *