• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Ambasadori në Londër reagon për librin e autores së ‘50-Shades’ me protagoniste vajzën e trafikuar nga Kukësi


    Romani i fundit erotik nga El James ka shkaktuar kritika të mëdha nga ambasadori i Shqipërisë në Angli për shkak se në libër Shqipëria portretizohet si një vend mafiozësh, me shqiptarë, trafikantë, banditë e kriminelë. Për këtë ka shkruar edhe Daily Mail që citon ambasadorin Qirjako Qirko i cili thotë se libri flet për bashkëatdhetarët e tij në mënyrë imagjinare, dhe i shfaq ato si kriminelë primitivë, duke përhapur mes lexuesve perceptime negative.

    Qirjako Qirko, the Albanian ambassador in London, said the book showed his fictional countrymen as primitive criminals

    Në intervistën që ambasadori shqiptar në Londër dha për The Sunday Telegraph, është shprehur se portretizimi i shqiptarëve në këtë libër është totalisht jorealist. Ai citohet duke thënë: Më vjen shumë keq që ekziston një roman i tillë që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që mund të takoni ndonjëherë në jetë, ata janë më miqësorët.

    Ambasadori ka thënë se janë më shumë se 120 mijë shqiptarë në Angli, por vetëm disa prej tyre janë kriminelë. Në libër personazhi është Alessia Demachi e cila punon si pastruese në një shtëpi aristokratësh pasi e trafikuan në Angli. Libri tregon se ajo përballet me presionin e babait të saj që të martohet me të fejuarin dhe se si të bëhet një grua tradicionale shqiptare.

    Personazhi shqiptar në libër, Alesia, përshkruhet si një vajzë injorante që magjepset nga përdorimi i teknologjisë, si telefoni e kartat e kreditit, ndërsa shqiptarët e tjerë dalin të gjithë kriminelë e trafikantë femrash.

    Shkrimtarja britanike El James, 56 vjeç mori famë me tre librat e saj, me librin 50 hijet dhe dy pasazhe nga pikëpamjet e protagonistit Christian Grey./ Linku nga Daily Mail këtu. Tiranapost.al. E.B

    EL James, who has followed up her Fifty Shades series with a new novel, The Mister

    EL James' new novel, The Mister