Aktualitet

Ambasadori Lu zbulon vendin e tij të preferuar në Shqipëri

Shumë shpesh më pyesin kush është vendi më i preferuar në Shqipëri. Unë kam një vend të ri më të preferuar.

Për herë të parë Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka bërë rafting në Kanionet e Osumit. Në faqen zyrtare të Albania Raftin Group janë postuar disa foto të ambasadorit, teksa shijon bukuritë e këtij Kanioni.

"Pasi mori për rreth 30 min instruksionet nga guida profesionale e Federatës së Rafting, nisi zbritjen me gomone në lumë. Ai u befasua nga bukuria e rrallë e kanioneve 2 milion vjeçare, shpateve të larta dhe plot gjelbërim, ujvarave ekzotike dhe vendeve mistike si Katedralja, Ishulli i Kanionit, Koka e Krokodilit, Ujvara e Artë etj. Kanionet e Osumit i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vlerësuar rafting si një sport argëtues dhe me emocion, shumë i preferuar dhe nga fëmijët", shkruhet mbi fotot e ambasadorit Lu.

Ndërsa ai vetë ka thënë se shumë shpesh e pyesin për vendin e tij të preferuar në Shqipëri, duke theksuar se tashmë ka një të ri.

“Kanioni i Osumit është shumë i veçantë. Shumë shpesh më pyesin kush është vendi më i preferuar në Shqipëri. Unë kam një vend të ri më të preferuar. Faleminderit shumë për eksperiencën. Më pëlqen shumë që është eksperiencë, që është një aventurë, që mund të kalohet me fëmijët gjithashtu. Është më shumë emocion, është shumë bukur, por për fëmijët është gjithashtu shumë shumë mirë.”/ E.D/ copyright Tiranapost.al