• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Ambasadori italian: Duam rezultate konkrete në luftën ndaj krimit


    Ambasadori italian Alberto Cutillo ka treguar rrugën që duhet të ndjek Shqipëria, për t’ju afruar sa më shumë Bashkimit Europian. Në një intervistë për “Scan”, ai ka kërkuar rezultate konkrete sa i përket Vettingut por mbi të gjitha luftës së krimit.

    “Të gjithë duhet të jenë të bindur se Shqipëria ka përmbushur ato kritere që i kërkoheshin. E dyta Shqipëria duhet të bëjë progres të dukshëm, së pari për “vetting-un”, dhe e dyta lidhet me atë që flitet në disa kryeqytete europiane, ka një shqetësim në rritje që lidhet me rritjen e aktivitetit kriminal shqiptar. Pra është e rëndësishme që qeveria shqiptare të vazhdojë të tregojë angazhimin dhe vullnetin e saj, siç e ka bërë edhe në muajt e fundit, për të luftuar aktivitetet kriminale, por e përsëris të kemi rezultate konkrete nga kjo periudhë deri në mars. E përsëris janë objektiva ambicioze por të arritshme”, ka thënë diplomati italian.

    Cutillo ka folur edhe për diskutimet për njohjen e pensioneve, duke thënë se deri tani nuk ka diçka konkrete, por nëse pala shqiptare do e kërkojë zyrtarisht mund të ngrihet në grup në nivel teknikësh për të diskutuar. /g.f/tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690