• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ambasadori Cutillo: 30 qershorin e rrëzon vetëm Kushtetuesja


    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo thotë se zgjedhjet vendore të 30 Qershorit mund të hidhen poshtë vetëm nga Gjykata Kushtetuese, kur të ngrihet.

    Sipas tij, deri atëherë procesi duhet të vijojë përpara me rezultatet që prodhoi 30 Qershori.

    “Nuk ka rëndësi nëse moralisht pranohen apo jo rezultatet, por ato janë fakt. Zgjedhjet e 30 qershorit mund të kundërshtohen vetëm nga një gjykatë dhe këtë gjë ia kam thënë edhe të zgjedhurve të PD. Këtë vendim mund ta marrë pak më vonë Kushtetuesja kur të krijohet. Tani për tani duhet të ecim përpara me këtë proces që patëm. Ama mua më bëri shumë përshtypje numri i lartë i votave të pavlefshme. Unë e shoh si notë proteste e qytetarëve që duhet të lexohet mirë. Është një mesazh për të gjithë ata qytetarë që duan ta ndryshojnë situatën”, u shpreh ambasadori Cutillo në emisionin “Real Story”. /Tiranapost.al/