Aktualitet

Ambasadori amerikan takohet me liderët e Kosovës. Sot pasdite mund të votohet demarkacioni

Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe liderët e partive politike janë takuar mbrëmë me ambasadorin amerikan Greg Delawie, ku u diskutua çështja me demarkacionin. Mediat e Kosovës shkruajnë se nga takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndërkohë që takimet e tjera do të vijojnë edhe sot. Një burim për gazetën Blic ka treguar se nëse sot palët dakordësohet dhe rrjedihimisht sigurohen votat, seanca mund të mbahet gjatë pasdites ose të shtunën në mëngjes. 

Mes figurave politike të Kosovës ishin të pranishëm edhe kryeparlamentari Veseli dhe zëvëndës kryeministrat, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli. BE ka bërë thirrje për Kosovën, duke thënë se nëse Kosova do liberalizim të vizave, duhet të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Tiranapost.al E.B

Image result for Greg Delawie

Greg Delawie

http://www.tiranapost.al/votoni-demarkacionin-qe-tiu-liberalizojme-vizat-porosite-e-juncker-per-kosoven/