Aktualitet

Ambasadorët në Ministrinë e Brendshme

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt takuan ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fokus të takimit ishte protesta e paralajmëruar për datën 13 maj nga Opozita dhe masat që do të merren nga ana e Policisë së Shtetit.

Opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, por theksoi se do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit, ndërsa ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se policia do përgjigjet ashpër, nëse synohet destabilitet!

"Policia ndërhyn pikërisht atëherë kur protesta nuk është paqësore, por kur përdoret vullneti i shqiptarëve për të protestuar, për të destabilizuar vendin dhe policia do ndërhyjë fort”./ E.D/ Copyright Tiranapost.al