Politikë

Ambasada e SHBA merr masa: Potenciale për dhunë në protestë, kufizojmë shërbimet konsullore

Esencë editori/ Si para çdo proteste, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg turmave.
Ambasada e SHBA merr masa: Potenciale për dhunë në protestë,

Sipas deklaratës, pikat ku do të ketë grumbullime të njerëzve janë zona e “Zogut të Zi”, zona e Qytetit Studenti.

Stadiumi "Selman Stërmasi" dhe Rruga "George W. Bush", para Parlamentit Shqiptar, ku edhe është parashikuar zhvillimi i protestës.

"Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë", thuhet në deklaratë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.

Gjithashtu, thuhet se më 21 shkurt 2019, nga ora 8:30 deri në orën 10:45, hyrja dhe dalja nga Ambasada e SHBA do të kufizohet, ndërsa shërbimet konsullore rutinore të planifikuara për mëngjesin janë anuluar.

"Operacionet konsullore të pasdites janë planifikuar të rifillojnë si normale", thuhet më tej në deklaratë. /Tiranapost.al/