AktualitetTe gjitha

Ambasada e SHBA: Ja si të aplikoni për bursa sezonale studimi


Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar ditën e sotme një njoftim për të gjithë studentët që duan të përfitojnë një bursë 42-ditorë në Amerikë.

Në njoftim shkruhet se aplikimet janë të hapura deri në datën 31 Mars.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”- shkruan Ambasada në njoftimin e saj. K.H/ tiranapost.al