Aktualitet

Ambasada britanike acaron qeverinë e këtij vendi me flamurin domethënës: Jemi popull me tradita...

Qeveria e Bjellorusisë i ka quajtur marrëdhëniet seksuale mes të njëjtës gjini si të rreme dhe kjo deklaratë vjen pasi në ambasadën britanike në Minsk u shfaq një flamur me ngjyrat e ylberit, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë (IDAHOT). Në deklaratën zyrtare të lëshuar të dielën, ministria e brendshme bjelloruse tha se marrëdhëniet seksuale tek e njëjta gjini ishin një farsë e plot dhe se ambasada britanike nuk duhet ta kishte vendosur atë flamur. "Kjo ditë nuk ka qenë dhe nuk është aspak e rëndësishme në vendin tonë.

Arsyeja është e qartë: Shumica dërrmuese e popullit të Bjellorusisë i përmbahet vlerave tradicionale të familjes, duke përfshirë edhe ato të krishtera. Një deklaratë e tillë nga Ambasada Britanikeështë një sfidë për këto vlera". Ambasada britanike shfaqi flamurin me ngjyrat e ylberit në mesin ku ndodhet edhe flamuri i BE-së. Gjithashtu u lëshua një video në mediat sociale duke kritikuar autoritetet e vendit për qëndrimin  represiv ndaj njerëzve të komunitetit LGBTI./ Tiranapost.al E.B