• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ambasada amerikane: Paga e një gjyqtari shqiptar është 10 mijë euro në vit, por disa deklaruan miliona. Këtë po e ndryshojmë


    “A e dini që paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10.000 euro në vit? Por 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250.000 euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë.”.

    Me këtë të dhënë nis mesazhi i publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, për të treguar se ryshfetet dhe vonesat e gjyqeve ishin të zakonshme në sistemin e vjetër, por me reformën në drejtësi do t’i jepet fundit korrupsionit. Nëpërmes videos Ambasada tregon sesi USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

    Postimi i plotë:

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post