Aktualitet

Ambasada amerikane në Kosovë: Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat

Ambasada amerikane në Kosovë:  Nuk mbështesim asnjë parti

Ambasada amerikane nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat në Kosovë në zgjedhjet që pritet të mbahen në datën 6 tetor.

Ambasada amerikane në Prishtinë publikoi një deklaratë në Facebook, ku shkruan se:  “Qeveria e SHBA-ve nuk aprovon dhe nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”.

Zgjedhjet në Kosovë do mbahen  këtë të diel, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, i cili u thirr për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës./Tiranapost.al