• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ambasada amerikan mesazh për dhunën në protestë: Kush përfshihet në akte dhunë ka bërë krim dhe krimi ndëshkohet


    Një ditë më par Ambasada amerikane i bëri thirrje shtetasve të saj që të kenë kujdes ditën e sotme, tani ka një thirrje për të gjithë ata që nxisin dhunë. Në deklaratën e saj të publikuar në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se, ata që përfshihen në akte dhune të ndëshkohen.

    “Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, shkruhet në postimin e ambasadës./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690