• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut TIP top

    Amarda Toska nën lupën e Stela Sallakut


    Ami ka ca kohë që është distancuar nga ekrani. I është përkushtuar tërësisht biznesit të saj. Madje edhe përfshirja në programin “Lufta e nuseve”, në Klan, është në funksion të tij. Por Amarda Toska është e pranishme herë pas here në ekran, në shtyp në shkruar gjithashtu, e madje edhe imazh i disa markash biznesi. E po t’i shtosh këtyre edhe një profil social, ku poston herë pas here, del që Amin e kemi sërish të pranishme me zgjedhjet e saj çdo herë që shfaqet. Pikërisht këto zgjedhje kanë kaluar kësaj here nën lupën e Stela Sallakut. Cilat kanë 5 herët kur Ami ka gabuar e 5 të tjera kur ka bërë zgjedhjen e duhur

     
    5 GABIMET E AMIT

    ami

    1. Amit, duke qenë bukuroshe, i shkojnë disa tonalitete të së bardhës, si e qumështit, e bardha e akullt, si dhe ajo që anon nga grija. Por e bardha është kufizuese tek aksesorët. Dhe duket se ky fustan është i mbingarkuar me aksesorë dhe qëndisje. Gjithashtu mendoj se Ami duket më mirë me më pak make up. Nuk e di për këpucët, por shpresoj që të mos kenë qenë nude ose të zeza, sepse do t’i ulnin edhe më shumë pikë veshjes.

     

    ami 2

    2. Dantella është një nga copat më të vështira dhe më kompleksuese. Sepse, ose do dukesh chic i veshur me dantellë ose do stonosh absolutisht, si në rastin më sipër. Ka disa arsye pse e quaj “stonim”. E para: në mënyrë që të përdorësh tejdukshmërinë sensuale të dantelles të duhen përmasat legjendare 90-60-90 apo e thënë ndryshe duhet ta prezantosh më së miri fustanin. Sepse në të kundërt, duke qenë e tejdukshme, dantella ka tendencën, si çdo copë e tejdukshme, të t’i amplifikojë detajet e trupit. Qofshin të rregullta ose jo.
    Arsyeja e dytë është se si çdo copë tjetër, dantella ka disa cilësi, ose e thënë ndryshe, është punuar në disa baza: 1-Organzë, e cila është mjaft e kushtueshme, nuk bëhet pas trupit sepse nuk ka elasticitet dhe mund të dëmtohet. 2- Tyl i thjeshtë, i cili duke qenë i thjeshtë ka probleme në qepje, në tejdukshmëri dhe në dukje, pasi do dukej mjaft “i lirë” si punim. 3- Jersey elastic, i cili ka ngjashmëri me tylin por është cilësi më e lartë dhe relativisht dantella duket e punuar mirë, është më rezistente si dhe merr formën e trupit më lehtë. 4- Përzierjet me akrilik apo me fije rrjetë, i cili është i rrallë për t’u gjendur dhe kushton.
    Që ta mënjanojmë dantellën “e lirë”, ose duhet përdorur cilësia më e lartë ose hiqeni fare fustanin nga lista e gardërobës tuaj. Nuk do dukeni e kuruar dhe as e rregullt në veshje. Të njëjtin gabim mendoj që ka bërë dhe Ami në eventin më lart. Ka përdorur dantellë të ngarkuar tej mase dhe tejdukshmëria është kthyer në armikun e saj. Flokët dhe make up-i më duken sikur e tregojnë më të madhe në moshë.

     

    ami 3

    3. Pantallonat e kuqe lëkurë kanë të njëjtin problem me dantellën. Të tregojnë ose super të kuruar ose bëjnë të kundërtën. Do t’i kisha preferuar “culottes” në vend të “leggins”. Dhe këmisha gjithashtu nuk më jep ndonjë “vibe”, përkundrazi, më duket e thatë.

     

    ami 4

    4. Totalisht “Jo” për këtë fustan me pjesë të prera ose “cut out edges”. Jo, sepse nuk përputhet me moshën, statusin dhe sidomos me karakterin. Në fakt, unë nuk do t’i sugjeroja për askënd këto lloj prerjesh, pastaj nuancat janë shumë të parashikueshme dhe të njohura.

     

    ami 5
    5. Ami është shumë “spanjolle” në tipare, në forma dhe në gjatësi. Pse të mos i përdorë në mënyrën e duhur dhe t’i amplifikojë ato që duhen? Një kostum i bardhë ose panna do kishte qenë perfekti, me një palë stiletto blu cobalto për eventin. Jumpsuit-i i kuq ëhstë “too much” për një veshje nga koka tek këmbët.

     

     

    5 HERËT KUR KA BËRË ZGJEDHJEN E DUHUR

    ami 6

     

    1. Kjo është një nga dantellat që të personifikon, të tregon më të sofistikuar, ambicioze, elegante, të zgjuar, femërore dhe biznesswoman. Make up-i më pëlqen shumë. Blush-i mendoj që i rri më së miri dhe na lejon t’i shohim tiparet natyrale, pa i fshehur apo rënduar.

     

    ami 7

    2. Siç fola pak më lart, nuancat e panës dhe të së bardhës janë “in” në çdo sezon dhe një brune e tregojnë të kompletuar në look. Nuk kanë nevojë as për aksesorë të rëndë por për dy-tre detaje. Gjithmonë gabohet me këpucët por deri diku ta lejojnë gabimin.

     

    ami 8
    3. Tonaliteti i fustanit më pëlqen shumë! Gjatësia po ashtu. Flokët absolutisht po. Do ta kisha preferuar me “kitten heels” dhe jo me çizme, por gjithsesi nuk përbën problem, sepse vëmendja i mbetet fustanit. Në këtë foto duket jo më shumë se 25 vjeçe dhe për këtë e kam fjalën kur theksoj që veshja nuk duhet t’ju tregojë më të rritura në moshë.

     

    ami 9

    4. Një dantellë tjetër e duhur me nuancën perfekte dhe make up-in on point. Aksesori “vath” që duket paksa, më pëlqen shumë dhe kuriozohem të di këpucët që ka zgjedhur bukuroshja brune.

     

    ami10

    5. Një tonalitet navy, i cili është i duhuri për brunet. Më pëlqen këmisha silk/saten dhe flokët, të cilat janë shumë të kuruara. Një “bravo”.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690