Aktualitet

Alvi nuk është i vetmi! Myftiu i Shkodrës bën thirrje të rikthehen fëmijët që janë në Siri

Alvi nuk është i vetmi! Myftiu i Shkodrës bën thirrje

Rasti i Alvi Berishës nuk është i vetmi, por ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh që ndodhen në kampet e Sirisë.

Përmes një deklarate për mediat Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bërë sot thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë.

"Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre, sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve dhe normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qofte edhe për kthimin e një fëmijë dhe çdo fëmijë, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tonë dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tone për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshe", tha Muhamed Sytari.

Lidhur me këtë çështje kryeministri Edi Rama njoftoi dje se qeveria po punon për rikthimin e shqiptarëve nga Siria, por kjo çështje shkon përtej ambasadave./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rrefehet-babai-i-alvinit-qe-ndodhet-ne-kampet-e-isis-i-humba-kontaktet-10-dite-pasi-u-takuam-kam-biseduar-me-kryeministrin-rama/