SPORT

Allergi pranë klubit të madh anglez

Allergi pranë klubit të madh anglez

Manchester United ka komplikuar që në start një tjetër sezon dhe tashmë drejtuesit janë tërësisht të pakënaqur edhe me punën e bërë nga norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, duke vënë pikëpyetje mbi të ardhmen e këtij të fundit.

Sipas tabloidit anglez “Daily Mail”, drejtuesit e “djajve të kuq po planifikojnë t’i besojnë pankinën ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, ndërsa bashkë me të në Manchester pritet të rikthehet edhe ish mbrojtësi i United, Patrice Evra.

Allegri dhe francezi janë miq të mirë me njëri-tjetrin dhe duket se trajneri italian ka zgjedhur pikërisht Evranë si shoqërues në aventurën angleze, duke qenë se ky i fundit ka qenë pjesë e Manchester United për disa sezone dhe e njeh mirë ambientin atje.

Përveç tyre, në Manchester pritet të transferohet në janar edhe një tjetër mik i dy të parëve, sulmuesi kroat Mario Mandzukiç, i cili ka mbetur jashtë skuadrës së Juves dhe po punohet që t’u bashkohet “djajve të kuq”./XH.K