Aktualitet

Alkool, cigare dhe çokollata. Historia e gruas që i provoi të gjitha

Buzëqesh gjithmonë, ky është sekreti i jetëgjatësisë sime, Jeanne Louise Calment.

Mendohet se Jeanne Louise Calment është gruaja që ka jetuar më shumë, 122 vjet e 164 ditë. Duket se fati ra dakord me mënyrën se si jetoi e ashtuquajtura Madame Calment.

Jeanne lindi në Arles të Francës më 21 shkurt të vitit 1875. Kur u ndërtua Kulla Eiffel, ajo ishte një adoleshente 14 vjeç. Ishte koha kur njohu edhe Vincent van Gogh., piktori gjerman post- impresionist.

‘Ai ishte bërë pis, i veshur mos më keq me një tip acarues’, tha Jeanne në një intervistë të realizuar në vitin 1988. Kur mbushi 85 vjeç, vazhdoi ti jepte biçikletës dhe forma e saj e shkëlqyer fizike u pa edhe në moshën 100 vjeç. Biçikletën nuk e hiqte nga rutina e saj e ditës.

Në moshën 114, u ul në kolltuk dhe pa veten e saj si personazh e një dokumentari për njerëzit që jetojnë shumë gjatë.  115 vjeç bëri një operacion në shpatull dhe 117 vjeç Joanne hoqi dorë nga konsumi i duhanit, të cilën e kishte filluar që në moshën 21 vjeç, në vitin  1896.

Arsyeja pse hoqi dorë nuk ishte për arsye shëndetësore por për shkak se  nuk preferonte të kërkonte ndihmë që dikush t’i ndizte cigaren dhe një ditë pothuajse u verbua pasi afroi më shumë seç duhej çakmakun pranë syve.

Në vitin 1965, Jeanne ishte 90 vjeç dhe nuk kishte trashëgimtarë. Ajo nënshkroi një marrëveshje për të shitur apartamentin e saj një avokati  47-vjeçar të quajtur Andre-François Raffray.

Ai pranoi të paguante një shumë mujore prej 2,500 frangash me kusht që ai të trashëgonte apartamentin e saj pasi të vdiste. Megjithatë, Raffray jo vetëm që përfundoi duke paguar Jeanne për 30 vjet, por vdiq para saj. E veja e tij ishte e detyruar ligjërisht të vazhdonte të paguante Madam Calment.

Deri në fund të ditëve të saj, Jeanne ruajti aftësi të mprehta mendore. Kur ajo u pyet për ditëlindjen e saj të 120-të se çfarë lloj të ardhmeje pritet të ketë, ajo u përgjigj: 'një të ardhme shumë  të shkurtër.' Jeanne ndërroi jetë në datën 4 gusht të vitit 1997. Tiranapost.al E.B

Image result for Jeanne Louise Calment

Image result for Jeanne Louise Calment

Image result for Jeanne Louise Calment