AktualitetPolitikëTe gjitha

Alibeaj: Fatmir Xhafaj nuk iku se rrëzohej qeveria


Pas deklaratës së ministrit Fatmir Xhafaj, Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se dorëheqja e Xhafajt do të sillte dhe rrëzimin e qeverisë.


Alibeaj: Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa ka Tahiri, por ai njësoj si Tahiri paralajmëroi ramin se largimi i tij do të sillte rrëzimin e qeverisë. E vërteta është se materiali audio provoi se Agrion Xhafaj nuk bën një jetë normale, por ai është drejtuesi i një grupi për trafikimin e drogës.

Kjo është arsyeja e vetme për Agroni u dërgua në Itali dhe nuk u dorëzua vet. Shqiptari duhet ta dëgjojnë vet zërin e Agronit dhe jo fjalën e Ramës apo vëllait të tij.

Xhafaj pati rastin të flasë dhe për dhimbjen e tij si një qytetar që vëllai i tij po vuan dënimin në Itali, por njësoj si Rami ai nuk foli për mos zbatimin e ligjit antimafia. Është kriminale akuza e Fatmir Xhafaj se opozita vepron në funksion të grupeve kriminale./Tiranapost.al