• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Diaspora Kudo Shqiptarë Rajoni Të gjitha

    Ali Ahmeti nuk vjen në Tiranë, shqiptarët kundër aleancës me Gruevskin


    Qeveria e Maqedonisë është peng i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gjatë të mërkurës është pritur një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe krerëve partive politike shqiptare, por gjithçka ka mbetur në ajër. Tirana zyrtare është angazhuar për një bashkëpunim të partive shqiptare në Maqedoni, në favor të shqiptarëve. Të martën ishte planifikuar një takim mes kryeministrit Rama dhe drejtuesve të partive shqiptare. Por në takim mungoi Ali Ahmeti.

    Edhe të mërkurën, takimi i vendosur nuk u realizua, ndërsa Artan Grubi, bashkëpunëtor i Ali Ahmetit tha se mbase javën e ardhshme do të ketë një bisedë. Partitë politike kanë kusht kryesor marrëveshjen e Ohrit, Gjuhën shqipe si gjyhë zyrtare të Maqedonisë, buxhetin për shqiptarët dhe Prokurorinë Speciale.

    Ndërkaq situata në terren është e tensionuar. Zërat se Ali Ahmeti po negocionte me Gruevskin duken se u përforcuan nga deklarata kërcënuese e Zoran Zaev një ditë më parë. “Regjimi nuk guxon të formojë qeverinë e Maqedonisë. Të gjitha partitë, përveç VMRO-DPMNE-së, nuk duhet të mendojnë për të shkelur vullnetin e shprehur në zgjedhje, për formimin e qeverisë në koalicion me Nikola Gruevskin. Rezultatet e para kanë hutuar qytetarët. Rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë. Nëse korrigjohen një pjesë e numrave, LSDM-ja do të ketë më shumë mandate në njësinë e 6 zgjedhore dhe me këtë rezultati do të jetë 50 me 50 deputetë”, tha Zoran Zaev, kreu i “LSDM”-së.

    Në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Maqedoni, partitë politike në këtë vend kanë bërë 16 ankimime në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Sipas KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i ankimimeve, tetë janë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, ndërsa tetë janë të Lëvizjes BESA. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me vendvotimet, ndërsa disa nga ankimimet e LSDM-së kanë të bëjnë edhe me rezultatet zgjedhore. KSHZ është e detyruar të vendosë rreth ankimimeve në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre.
    Sipas rezultateve të para nga zgjedhjet, VMRO-DPMNE fitoi 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja BESA 5, Aleanca për shqiptarët tre ndërsa PDSH 2. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i bëjë zyrtare jo më vonë se 20 dhjetori.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post