SPORT

Alexis Sanchez duhet të qendrojë patjetër tek Arsenal

Gunners kanë nevojë për yllin e tyre për të qëndruar në ekip, edhe pse kontrata e tij është drejt mbarimit, thotë shoku i tij i klubit Per Mertesacker.

Mbrojtësi i Arsenalit Per Mertesacker beson se Alexis Sanchez do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm.

Sanchez ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Emirates Stadium, me Manchester City dhe Bayern Munchen raportohen të jenë ndër pretendentët e tij të mundshëm.

Mertesacker tha se Sanchez ishte i gatshëm të kthehej në punë pasi e ndihmoi kombin e tij në finalen e Kupës së Konfederatave në Rusi.

"Unë mendoj se ai ishte mbresëlënës në Kupën e Konfederatave" tha gjermani, i cili do të pensionohet në fund të sezonit të ardhshëm. "Ai tani është me pushime, kështu që është i qetë në lidhje me bisedat”.

"Por ai është një luftëtar në fushë. Mendoj se dëshiron të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur - i urren festat, urren të qetësohet./ Copyright Tiranapost.al