Showbiz

Alex i Jennifer-it qenka tradhtar serial. Të gjitha gratë e famshme që ka pasur dhe ka zhgënjyer

Alex i Jennifer-it qenka tradhtar serial. Të gjitha gratë e famshme

Burri që do të bëhet i katërti bashkëshort i Jennifer Lopez ka qenë i fejuar me një numër të madh të famshmesh, që nga Madonna, Cameron Diaz e deri tek Kate Hudson dhe të gjitha e kanë lënë se janë tradhtuar.

[caption id="attachment_350957" align="aligncenter" width="572"](Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, foto nga Google)[/caption]

Alex shpejt do të bëhet burri i J.Lo-së. I dhuroi asaj një unazë diamanti dhe dy ditë më vonë shpërthyen thashethemet se ai e tradhton me ish-gruan e shokut të tij.

J.Lo nuk i besoi dhe është duke shijuar fejesën e saj deri ditën e dasmës, ndryshe nga të fejuarat e mëparshme të Alex-it që i dhanë duart.

[caption id="attachment_350958" align="aligncenter" width="784"](Madonna, foto nga Google)[/caption]

Në 2008-ën Alex ishte me Madonna-n, por nuk zgjati shumë.

[caption id="attachment_350959" align="aligncenter" width="655"](Kate Hudson, foto nga Google)[/caption]

Pastaj u lidh me Kate Hudson dhe në të njëjtën kohë me të kishte edhe Bethenny Frankel. Kate e kishte prezantuar edhe me djalin e saj, por gjithçka u shkatërrua pas tradhtisë së tij.

[caption id="attachment_350960" align="aligncenter" width="707"](Cameron Diaz, foto nga Google)[/caption]

Cameron Diaz është një tjetër e famshme që Alex zhgënjeu. Me të doli vetëm disa muaj.

[caption id="attachment_350961" align="aligncenter" width="702"](Demi Moore, foto nga Google)[/caption]

Në 2012-ën ishte me Demi Moore. Fiks kur ajo sapo ishte ndarë nga Ashton Kutcher, të cilën sërish e tradhtoi.

Përfundimisht Alex qenka tradhtar serial.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.