Aktualitet

Aleksandër Vuçiç ishte në rrezik për jetën. Flet ministri serb i Shëndetësisë

Aleksandër Vuçiç ishte në rrezik për jetën.

Pasi të premten raportua se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ishte shtruar në spital pas problemeve kardiovaskulare, ministri i Shëndetësisë sqaron situatën. Zlatibor Lonçar është shprehur se gjenda e tij shëndetësore u përkeqësua të premten pas disa problemeve kronike në zemër.

Ministri bënë me dije se Vuçiç ishte në rrezik për jetën dhe pas ndërhyrjeve nga ekipet mjekësore u bë i mundur stabilizimi i gjendjes shëndetësore.

“Pas pranimit në VMA është konstatuar se jeta e presidentit të Serbisë ishte e rrezikuar. Në atë institucion shëndetësor, ekipet mjekësore menjëherë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të të stabilizuar gjendjen e tij të rëndë. Pas terapisë së marrë, gjendja e Presidentit Vuçiç është përmirësuar”,tha Lonçar.

Ekspertët kanë rekomanduan që Presidenti të zvogëlojë aktivitetin e tij për një periudhë kohore të gjatë, në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja e përkeqësuar që kaloi të premte./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/shtohet-me-urgjence-ne-spital-aleksander-vucic/