Aktualitet

Aleati i Bashës e pranon: Më vjen keq që po bllokojmë vettingun

Që prej 18 shkurtit PD po proteston, ndërsa ka bojkotuar edhe Kuvendin duke bllokuar vettingun, një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Këtë e ka pranuar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Nga emisioni “Opinion”, ai tha se ndjehet keq që nuk ka votuar miratimin e vettingut. Sipas tij, nga vettingu duhet të ketë frikë qeveria.

I njohur për qëndrimet e tij kritike edhe brenda opozitës, ai tha se kam biseduar me Bashën për të gjetur një rrugë për të votuar vettingun.

“Ndihem keq që nuk kam votuar vettingun, do të dëshiroja që ta votoja që nesër. Si rregull qeveria duhet të ketë frikë nga vettingu. Jam në bisedime më Bashën për të votuar vettingun, pasi kjo është një barrë për ne, në sytë e ndërkombëtarëve. Rama ka në gojë vetëm vettingun, po e përdor si alibi. Sipas tij për cdo gje fajin e ka vettingu”.