• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Aleatët braktisin Bashën në protestë


    Esencë editori/ Ndërsa PD kishte paralajmëruar një protestë jo të dhunshme, krejt e kundërta ndodhi, 11 efektivë policie të dhunuar dhe 1 gazetar ishte bilanci i të plagosurve ditën e sotme. Por ajo çka ra në sy ishte braktisja e Bashës nga aleatët opozitarë. Nëse kjo mungesë e tyre është një “përçarje”, kjo mbetet për tu parë.

    Opozita ka zhvilluar ditën e sotme protestën e paralajmëruar ditë më parë.

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetët demokratë dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin, marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Si rrallë herë Basha nuk është shoqëruar nga aleatët e tij opozitarë, si Dashmair Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka.

    Më poshtë po ju sjellim disa foto teksa Basha duket duke marshuar dhe shfaqet vetëm nën shoqërinë e Monika Kryemadhit. /Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post