Kosova

Albin Kurti si Edi Rama: do zvogëlojë qeverinë, jo më shumë se 12 ministri

Albin Kurti si Edi Rama: do zvogëlojë qeverinë, jo më

Në një intervistë për Euronews Albania, Kurti, lideri i Vetëvendosjes, paralajmëron një qeveri të vogël dhe më efikase, me jo më shumë se 12 ministri dhe 30% gra.

Për Euronews Albania, Albin Kurti tha: 

Vendimi i parë do të jetë zvogëlimi i qeverisë për forcmin e shtetit. Synimi ynë është të mëtojmë 12 ministri, asnjë ministri të mos ketë më shumë se dy zëvendësministra, dhe të jenë minimalisht 30% gra, edhe të mos ketë më shumë se dy zv.kryeministra. Në këtë mënyrë të synojnë për një qeveri efikase, që nuk i shpenzon resurset e shteti për vete, por përkundrazi, shërben për qytetarët dhe dëshiron ta forcojë shtetin në tri dimensione themelore. Në shtetin si zhvillim, në shtetin si drejtësi dhe në shtetin si barazi.

Për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Albin Kurti thotë: 

Besoj që kemi nevojë urgjente për bashkëpunim sa më të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, ta liberalizojmë tregun, të kemi një bashkim ekonomik, që do të thoshte me komisione të përbashkëta qeveritare edhe sa i përket burimet natyrore. Të kemi një regjistër të përbashkët edhe  civil edhe të bizneseve. Dhe të heqim barrierat që janë vënë kot njëri-tjetrit dhe gjithashtu të unifikojmë dhe burimet njerëzore dhe sistemin elektroenergjetik edhe doganat edhe tregun. Besoj që Kosova e Shqipëria janë komplementare. Dhe është për tu ardhur keq që  as për së afërmi nuk jemi  të integruar siç janë vendet e BE-së në Eurozonë.

Kujtojmë se mbrëmë Albin Kurti ndodhej në Tiranë për të festuar fitoren me mbështetësit. Ai ka një seli të Vetëvendosjes në Tiranë. Videon e plotë e gjeni si më poshtë, Burimi: Euronews/ Tiranapost.al. E.B

https://www.instagram.com/p/B34EHWjgYFz/?utm_source=ig_web_copy_link