• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Politikë Të gjitha

    Albin Kurti për The Guardian: BE gaboi me negociatat, po i hap rrugë fytyrës së fashizmit dhe populizmit


    Ai e sheh gjithashtu si një shans të dobësuar edhe ne lidhje me marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, kur sipas tij Serbia do jetë më e lirë për të bërë çfarë i intereson asaj. Në intervistën për The Guardian Albin Kurti bën një analizë të thellë që nga Lufta e Parë Botërore dhe thotë se Perëndimi s’ka nxjerrë leksione dhe se të gjitha nisën në Sarajevë. Nuk e thotë hapur, por kur flet për fashizmin dhe populizmin as Kurti nuk e fsheh frikën e kaosit në Ballkanin gjithmonë me fitilin gati…

    Më poshtë keni artikullin e plotë të The Guardian me Albin Kurtin:

    Franca shkaktoi shqetësim në rajon, pasi bllokoi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në BE, Presidenti Macron këmbënguli se Europa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme.

    “BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit,”, thotë Albin Kurti për The Guardian, e ndërkohë që edhe për Macron ai ka një koment:

    “Nuk mund të thuash; së pari ne kemi nevojë për reformë të brendshme në BE, dhe më pas zgjerim të jashtëm – ato ecin paralelisht bashkë. Evropa është një projekt kaq i rëndësishëm historik sa askush nuk mund të jetë autori i tij, drejtues apo udhëheqës. E pamë kur presidenti në largim i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker tha se nuk do të kishte një zgjerim të mëtejshëm në pesë vitet e ardhshme, dhe situata në Ballkan u përkeqësua”.

    Më tej Kurti thotë:

    “Po, BE është e rëndësishme për Ballkanin, por edhe Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë, dhe është vërtet e trishtueshme, për të gjithë ne… që ata e harrojnë këtë. Në dy dekada, historianët do të shkruajnë se nuk kishte dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, dhe që e gjitha filloi në Sarajevë. ”

    Lëvizja e majtë nacionaliste shqiptare e Kurtit, Vetëvendosje, doli partia më e fortë, me më shumë vota pas zgjedhjeve të parakohshme muajin e kaluar.  I burgosur prej 18 muajsh nga policia serbe gjatë konfliktit ushtarak me Kosovën, në vitin 1999, Albin Kurti 44 vjeç e gjen veten në prag të pushtetit, duke premtuar se do ti japë fund dy dekadave të neoliberalizmt të Kosovës.

    Aktualisht ëshë në bisedime me partinë e qendrës së djathtë LDK që doli e dyta në zgjedhje, për të formuar qeverinë, ku kërkon që minimumi të përbëhet me 30% gra. Ai parashikoi një marrëveshje brenda një muaji dhe thotë se përparësia e tij janë puna dhe drejtësia, jo arritja e një marrëveshje me Serbinë.

    Albin Kurti premton se do ti japë fund kapjes së gjyqësorit nga shteti.

    Përballë borxhit në rritje dhe emigracionit, Kurti thtoë se është gjithashtu i vendosur ti japë fund hendekut të madh të aftësive në forcën e punës, të përqëndrohet në edukimin teknik dhe uljen e varësisë së industrisë nga normat e interesit të gjymtuar të bankave me pronësi të huaj:

    “Ne duhet ta bëjmë vendin tonë të gjallë dhe të bindim njerëzit të qëndrojnë e jo të ikin”.

    Por Kurti do të jetë nën presionin ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje me Serbinë. SHBA sapo caktoi një të dërguar të ri special për të ringjallur dialogun midis dy vendeve .

    Kreu i Vetëvendosjes paralajmëroi se tarifat 100% të importit që paraardhësi i tij u vendosi mallrave serbe do të hiqen vetëm nëse do të ketë masa të ndërsjella për lirimin e tregtisë së Kosovës në Serbi. Ai tha se Beogradi gjithashtu duhej tij jepte fund fushatës diplomatike ndërkombëtare për të bindur vendet që të mos njohin Kosovën. “Nëse ata duan të fillojnë dialogun, ata duhet të ndalojnë në mënyrë eksplicite shpifjet për të drejtën tonë për shtetësi,” thotë ai.

    Serbia ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Unesco dhe Këshillin e Evropës.

    Albin Kurti thotë:

    “Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, në vend që të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi ushtarake. Serbisë i duhet një ndërhyrje ”.

    Ai shton se programi i tij lidhet me tre faza, do të fillojë me dialog me serbët në Kosovë për bashkëpunim praktik, për shembull në bujqësi, i ndjekur nga një përmbledhje e ndikimit në jetën reale të 33 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë nën kujdesin e BE-së nga 2012 , dhe në fund një takim me Josep Borrell, shefin e ardhshëm të politikës së jashtme të BE-së.

     “Ne nuk mund të lejojmë një dialog tjetër të dështuar. Ajo duhet të ketë parime të qarta”.

    Kurti shprehet tërësisht kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, një ide e ndjekur këtë vit nga presidenti serb Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës. Serbët kanë frikë se agjenda e tij e vërtetë do të jetë kërkimi i një lloj konfederate me Shqipërinë, kështu do të margjinalizohej pakica serbe në veri të Kosovës.

    Serbia e quajti provokues vendimin e tij për të takuar diplomatët e huaj në selinë e partisë së tij me një flamur shqiptar pas tij. Ai tha se flamuri zyrtar i Kosovës i ishte imponuar vendit me një vendim që nuk përmban asnjë të kuqe, pa të zezë dhe asnjë shqiponjë, “sikur do shpallnim pavarësinë nga Shqipëria, dhe jo Serbia”.

    Por ai u zotua se do të ruajë dhe respektojë flamurin zyrtar të Kosovës: “Unë kam detyra më të rëndësishme sesa rirregullimi i mobiljeve në zyrën e kryeministrit.”/ Tiranapost.al. E.B/ Linku origjinal këtu. 

    Albin Kurti si Edi Rama: do zvogëlojë qeverinë, jo më shumë se 12 ministri

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post