Kosova

Albin Kurti nuk lëshon presidentin, por ministrinë më të rëndësishme

Albin Kurti nuk lëshon presidentin, por ministrinë më të

Me shpresën për një marrëveshje me LDK-në, pas disa negociatave jo pak sfilitëse për Albin Kurtin, kreun e Vetëvendosjes, fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, ka një lajm që mund të çojë drejt koalicionit qeverisës. Kurti në një video-mesazh njofton gjashtë ministritë që do drejtojë vetë, ku nuk përmendet ministria e Brendshme. Më herët Kurti gjatë negociatave ka thënë se LDK është para dy alternativave: presidentin ose ministrinë e Brendshme:

‘Nëse LDK-ja insiston që nominimi i presidentit të bëhet nga ajo, ne të na shtohet ministria e Brendshme. Nominimi i LDK-së për kandidatin për Presidentit të bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet jashtë partisë, konsensual. Dhe kur të përcaktohet do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosjes’.

Fakti që ministria e Brendshme sot nuk përmendet askund në mesazhin e Kurtit, është një sinjal se presidentin ka vendosur që ta mbajë VV dhe ministrinë e brendshme t’ia japë LDK-së së Isa Mustafës, gjashtë ministri gjithsej.

Albin Kurti i bëri thirrje LDK-së që të mos humbasin kohë dhe të fillojnë punën për qeverinë e re.

‘Në takim me presidentin sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDk-në pavarësisht përpjekjeve. Askush nuk e kishte menduar se viti i ri 2020 do të na gjejë pa marrëveshje. Nuk kemi kohë për të humbur, koha që po ikën pa kthim nuk është e politikanëve por e të gjithëve’.

Emrat e ministrave nga VV:

Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Blerim Reka – ministër i Jashtëm

Besnik Bislimi – ministër i Financave

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë

Arben Vitia - ministër i Sportit dhe Shëndetësisë./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/