• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Albin Kurti: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në do të shkojmë sërish në zgjedhje


    Nëse nuk do të ketë një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

    I ftuar në KTV kreu i VV-së Albin Kurti u shpreh i prerë kur u pyet nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në.

    “Jo, nuk ekziston opsion tjetër. Nuk mund të zëvendësojmë LDK-në tash me PAN-in. Unë do të filloj bisedimet me LDK-në, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimisht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vullnetit të popullit. Në kampin e PAN-it kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK-në”, tha Kurti.

    Ai tha se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]