• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani firmosin marrëveshjen me shtatë pika: Baza tek transparenca


    Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nga LDK, kanë arritur një marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Burime për median ‘Bota Sot’, shkruajnë se kjo marrëveshje u arrit sot, mes Kurtit dhe Osmanit pas bisedave në selinë e Albin Kurtit, por ende nuk është zytarizuar.  Sipas ‘Bota Sot’, kjo marrëveshje konsiston në 7 pika, një dokument i përbashkët dhe transparenca qeverisëse është fokusi.

    Lexoni 7 pikat si më poshtë:

    1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri

    2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive

    3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

    4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

    5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në web faqet zyrtare

    6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

    7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.

    Mbetet për tu bërë publike në rrugë zyrtare, por a do t’u përmbahen Veseli dhe Osmani, me ekipet e tyre qeverisëse?

    Linku origjinal këtu/ Tiranapost.al. E.B

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post