• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Albi dhe Alba e sqaruan njëherë e mirë marrëdhënien e tyre në intervistën e parë të dy bashkë


    Alba Hoxha dhe Albi Nako, të ftuar tek Rudina e sqaruar njëherë e mirë në intervistën e parë bashkë.

    “Jemi kolegë shumë të mirë”, kjo ishte fjalia me të cilën si Albi ashtu edhe Alba cilësuan marrëdhënien e tyre të shumëpërfolur si lidhje dashurie.

    Alba sqaroi edhe fshirjen e disa kohëve më parë nga Instagrami. “Nuk e mbaj mend mirë tamam, se ka kaluar kohë, por ishte për arsye profesionale”, duke shtuar se më pas Albi si më i rritur dhe i maturuar i ribëri ftesën e pajtimit.

    Më pas Rudina i pyeti për statusin e tyre dhe të dy deklaruan se momentalisht janë vetëm.

    “Unë jam në kërkim, por jam beqar dhe ta jap me firmë dhe me vulë”, tha Albi që theksoi se më mirë është të jesh vetëm se sa të ndihesh single kur je në një lidhje.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]